Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim elektoral në Mollas të Elbasanit, ku prezantuan kandidatët për deputet dhe programi elektoral i LSI-së.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për deputet nw qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi, Edmond Haxhinasto, qytetarë, simpatizantë, etj.

Në fjalën e saj përpara banorëve të Mollasit, Kryemadhi theksoi se LSI është forca politike e cila ka një filozofinë e saj përkushtimin ndaj qytetarëve dhe nuk e ndërton politikën mbi mashtrimin, ndaj LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Të rinjtë dhe të rejat, prindërit e tyre, familjarët e tyre, me datën 25 qershor do të votojnë numrin 1, do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nuk ndërtohet një vend si Shqipëria duke u bazuar tek mashtrimi. Nuk është mashtrimi zgjidhja për t’ju marrë votën shqiptarëve. Për t’ju marrë votën shqiptarëve është përulësia, respekti, mirënjohja që politika duhet të ketë ndaj qytetarëve të saj”,-

tha Kryemadhi, duke shtuar se në programin e LSI-së do të garantohen vende të reja pune të mirëpaguara për të rritur mirëqenien e qytetarëve duke e afruar edhe më shumë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Duke garantuar vende pune të mirëpaguara, duke garantuar shitjen e prodhimit, duke garantuar subvencionin në bujqësi, duke garantuar infrastrukturën në bujqësi, ne mund të realizojmë ëndrrën tonë, ëndrrën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është larg, është shumë afër. Me datën 25 qershor duke votuar numrin 1, ne kemi votuar për ëndrrat tona që t’i bëjmë realitet”

, – nënvizoi ndër të tjera  Kryemadhi./tvklan.al