Për Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali ndaj ajo thekson se
“çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se pozicionimi i LSI në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve, është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis.
“LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë”
, shprehet më tej në reagimin e saj kryetarja e LSI.
Reagimi i saj vjen pasi LSI përjashtoi dy këshilltarët që dhanë votat pro rritjes së çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, si dhe pas dorëheqjes së Nënkryetares së Bashkisë, e cila vinte nga radhët e LSI./tvklan.al