Monika Kryemadhi, në një prononcim të shkurtër për gazetarët kërkoi kohë për të kuptuar se çfarë sapo kishte ndodhur. Ajo tha se kishte votuar si një deputete e thjeshtë dhe do të vijojë të mbetet e tillë, pavarësisht zgjedhjes së bashkëshortit të saj si President.

Kryemadhi i uroi Metës kthjelltësi dhe mençuri për t’i dhënë vendit stabilitetin që i nevojitet dhe shqiptarëve më shumë punë e mirëqenie. Ajo tha se vendi ka nevojë për garanci që të mos bëhet si Maqedonia.

“Kam votuar si një deputete e thjeshtë dhe do ta mbaj këtë post. Për drejtimin e LSI-së do jetë sipas parimit 1 anëtar një votë. Nuk kam menduar ende të kandidoj ose jo, apo se kush do të jetë në krye të LSI. Aktualisht Vasili është ai që duhet të pasojë. Akoma nuk e kam uruar (Metën) sepse nuk jam shumë e kthjellët për çfarë sapo ndodhi. Unë do t’i uroj që Zoti t’i japë kthjelltësi dhe mençuri për t’i dhënë stabiliteti vendit dhe shqiptarëve më shumë punë mirëqenie. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili ose Dade në postin e Presidentit, por ndonjëherë pakica i përgjigjet shumicës”

./tvklan.al