Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se sapo ka nisur lufta për të rrëzuar Qeverinë Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë që drejton, Kryemadhi u shpreh se protesta e 27 Janarit është vetëm fillimi i betejës për të larguar Kryeministrin Edi Rama.

Tashmë janë shqiptarët, tha ajo, që do të vendosin axhendën e opozitës për vazhduar me protestat e radhës.

“Nesër do të jemi më shumë sepse protesta jonë sapo ka nisur, ajo është beteja e parë e luftës së parë. Më lejoni të falenderoj të gjithë ata punonjës të policisë që nuk u bënë pre e provokimeve të qeverisë, që herë pas here tentuan të provokonin turmën. Protesta është për t’i treguar Edi Ramës se e gjithë beteja sapo ka filluar për ta rrëzuar atë. Protesta e ditës së shtunës, sepse axhendën e opozitës nuk e bën më opozita, e bëjnë shqiptarët dhe nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të tij. Sot shqiptarët kanë vrarë frikën”

, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

/tvklan.al