Rrezik kombëtar e ka quajtur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministrin Rama teksa komentoi nga Durrësi përbërjen e qeverisë dhe emërimin e 33 zv/ministrave.

“Kemi 33 zëvendësministra. Këta në fakt nuk janë as socialistë, as profesionistë, këta në fakt janë qokat që kryeministri u ka bërë 4 grupeve mafioze. 4 Zëvendësministra për çdo ministri, nga një përfaqësues të çdo grupi mafioz ose të çdo oligarku për të ndjekur zullumet e tyre, bizneset e tyre”.

Kryemadhi tha se LSI zgjodhi të jetë në opozitë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe jo ato të grupeve mafioze me të cilat është e lidhur qeveria./Tv Klan