Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha të martën se Saimir Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Kryeministrin Rama me krimin dhe se partia që ajo drejton do t’i bashkohet PD-së në tryezën e partive opozitare ditën e mërkurë, për aksion të përbashkët kundër bandave dhe krimit në pushtet.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar, por ka ende edhe shumë hallka të tjera të cilat lidhin Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, me krimin e organizuar. Janë hallkant e krimit dhe trafikantëve, por janë edhe hallka të oligarkëve, të cilët me bekimin e Edi Ramës, pastrojnë paratë e bandave, krimit të organizuar dhe trafikantëve.

Kryemadhi tha se “

mund të ketë pika që e ndajnë LSI-në me PD-në dhe partitë e tjera, por çështja që na bashkon në një front të vetëm dhe të përbashkët në luftën me krimin e organizuar dhe bandat, është më e fortë se çdo ndasi që ka mes nesh.

Mbështes qëndrimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për një tryezë të gjerë politike që do t’i përgjigjet me një aksion intensiv dhe politik, por edhe të pa kompromis luftës ndaj bandave dhe krimit në pushtet

.”

Ajo tha se “

duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për t’i dalë përpara kësaj të keqeje shumë të madhe, e cila po gllabëron çdo ditë e më shumë Shqipërinë”.

/tvklan.al