kroatiKryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka anulluar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë më 16 dhjetor.

Në Beograd është parashikuar në këtë datë zhvillimi i samitit të krerëve të qeverive të rajonit, i organizuar nga kryeministri i Kinës, për bashkëpunimin ekonomik.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja e Zagrebit, “Jutarni List”, sipas së cilës konfirmimin për anullimin e vizitës e kanë dhënë zyrtarë të lartë të stafit të kryeministrit, por pa cituar burimin.

Vendimi i shefit të qeverisë kroate sipas të njëjtave burime ka lidhje me deklaratat e Vojsllav Shesheljit për Serbinë e Madhe, pas lirimit të tij nga Gjykata e Hagës këtë muaj.

Një ditë më parë, Parlamenti Europian, miratoi një rezolutë që dënonte komentet e e tij për situatën në rajon.

Kjo rezolutë u cilësua nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç si shqetësuese dhe zhgënjyese, pasi autoritetet e vendit nuk kanë asnjë lidhje me Vojsllav Shesheljin.

Tv Klan