Kryeministri Edi Rama i ka uruar nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” të gjithë besimtarëve myslimanë, muajin e shenjtë të Ramazanit.

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Agjërim të lehtë!

“/tvklan.al