Rama: 2017, viti më i mirë i Policisë së Shtetit

“Vetingu do të largojë të inkriminuarit dhe trafikantët”


Në ceromoninë e 105-vjetorit të Policisë së Shtetit organizuar në Lezhë, kryeministri Edi Rama tha se 2017 ishte viti me rezultatet më të mira në 27 vitet e fundit.

Edi Rama: “Shqiperia doli nga harta që kultivojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike. S’ka as Lazarat dhe as lazaratër.Hoqi nga grupet 40 milionë Euro pasuri. Vrasjet më të ulta. Arrestimet për trafik droge janë shumëfishuar. Aksidentet janë më të ulta”.

Por pavarësisht këtyre rezultateve, kreu i qeverisë pranoi se në radhët e uniformave blu nuk kanë munguar edhe të korruptuarit apo ata që kanë lidhje kriminale. Zgjidhjen për këtë, Rama thotë se do ta japë Vetingu në polici.

Edi Rama: “Ky proces nuk ka përfunduar. Edhe spastrimi i domosdoshëm do të realizohet. Brenda 100 ditëve u përfundua hartimi i bazës ligjore për vetingun në polici i cili nis së shpejti dhe është po aq i rëndësishëm sa vetingu në drejtësisë. Procesi do të largojë të gjithë policët e përfshirë në grupe kriminale. Kjo është baza e mandatit të dytë. Kjo është policia e Shqipërisë”.

Edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vuri theksin tek pastrimi i policisë nga të korruptuarit e të paaftët.

Fatmir Xhafaj: “Do të qëndrojnë më të mirët”.

Aktivitete në rastin e 105-vjetorit të policisë u zhvilluan edhe në drejtoritë rajonale të policive, ku përkujtuan edhe të rënët në detyrë gjatë 27 viteve janë 259.

Tv Klan

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
4 Komente
  • ina
    13 Janar 2018 at 13:03
    Përgjigju

    do ta besh realitet apo fjale ne ere..te korruptuarit ne polici vijojne nga drejtuesi i larte deri tek agjenti kriminal..spz etj..fillojrni nga rebani jaupi deri ne baze…

  • ina
    13 Janar 2018 at 13:09
    Përgjigju

    do ta besh realitet apo fjale ne ere..te korruptuarit ne polici vijojne nga drejtuesi i larte deri tek agjenti kriminal..spz etj..fillojeni nga rebani jaupi deri ne baze…lexova kandidatet per derejtor te policise shtetit..nga te gjitha emrat te gjithe me duken te perlyer…ka emra qe nuk jane permendur qe ja vlejne te drejtojne policine e shtetit.

  • gjeo-analisti-zvicer.
    13 Janar 2018 at 16:36
    Përgjigju

    viti i akuzave gjith evropiane se albania sulmon seriozisht gjithe evropen me trafik droge,ku ne 2017 hiq me pak rama e ruqi trafikuan 36 tona droge,s tipi koke turku rama e bene si vite suksesi.bravooooo diler rama.

  • shkurt 2014
    14 Janar 2018 at 13:42
    Përgjigju

    U shite droga juaj qe mbollet,me kto para fitove zgjedhjet o sh edvin,i mashtruat shqiptaret me nga 1 nji these miell.Kto jane meritat e policise per vitin 2017,se cdo rrenje ishte nen kontrodhin e tyre,deri sa moret parate.

  • Përgjigju

    *

    *