Fundjava e ka gjetur kreun e qeverisë në qytetin e Vlorës, ku ka inspektuar ecurine e punimeve të tre investimeve strategjike që rregullojnë lëvizjen e mjeteve në qytet dhe drejt bregut dhe transformojnë vijën bregdetare.

Kryeministri u ndal në çdo kantier pune të hapur përgjatë 5 kilometrave të vijës bregdetare, punimet e së cilës kanë avancuar, duke e transformuar në një shëtitore që do t’i japë tiparet e një plazhi mesdhetar.

E lidhur ngushtë me ndërtimin e vijës bregdetare është rikonstruksioni i rrugës “Dhimitër Konomi”, një aks jetik i unazës së qytetit që siguron një kalim të ri për automjetet dhe jo më përmes Lungomares.

Rruga Transballkanike me gjatësi 3.7 kilometra, që fillon në superstradën Vlorë-Fier është një segment strategjik në infrastrukturën e qytetit. Ajo i jep Vlorës një hyrje moderne dhe orienton lëvizjen e mjeteve jashtë qendrës së qytetit.

Tv Klan