Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, mëngjesin e së premtes ku dhe ka dhënë lajmin e mirë për 120 punonjës.

Rama shkuan se falë një investimi prej 9 milionë Euro në furrën e re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD.

Statusi i Ramës:

Mirëmëngjesi, dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë…

/tvklan.al