Kryeministri Rama përuron impiantin e mbetjeve në Elbasan

Kryeministri Edi Rama përuroi impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Një impiant modern dhe teknologji bashkëkohore,  i cili mbledh mbetjet e të gjithë qytetit, duke i dhënë fund djegies së tyre në ambient të hapur.  Ndërsa u ndal tek rëndësia e këtij investimi, një nga më të mëdhenjtë në rajon në llojin e tij, kreu i qeverisë gjeti paralele midis kundërshtive për ndërtimin e këtyre impianteve dhe çadrës se opozitës.

“Dallimi me nesh dhe atyre që janë sot në çadër në kushtet e një serë që nuk riciklon është se për ata plehrat duhet të jenë sëmundje, për në një pasuri që do e kthejmë në burim ekonomie zhvillimi dhe instrument për të patur një mjedsi ne nivelin që duhet”.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u ndal edhe tek vizita e tij gjatë paradites në spitalin e këtij qyteti, ku pa nga afër investimet e kryera për futjen e shërbimit të hemodializës. Duke iu referuar një vendimi gjykate për mosndertimin e murit rrethues të spitalit kreu i qeverisë tha se ky është tregues për nevojën e zbatimit të reformës në drejtësi.

Sipas kryeministrit Rama, shërbimi i hemodializës dhe impianti i përpunimit të mbetjeve janë dy prej investimeve më të rëndesishme për Elbasanin dhe qytetarët e saj. Rama tha se pas Elbasanit, edhe Fieri dhe Tirana do të kenë impiante moderne  të përpunimit të mbetjeve, që sipas tij do të sjellin një mjedis më të pastër, punësim dhe rritje ekonomike.

Tv Klan

 

 

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione