Kryeministrin Edi Rama ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, që nxjerrin fituese të vetme Partinë Socialiste.

Në një status në Twitter, Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që të marrin pjesë për të ndjekur fjalimin e fitores.

“Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”

, shkruan Rama në Twitter”.

Sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate.

/tvklan.al