Shqipëria dhe Italia po kërkojnë të bëjnë hapa përpara me bashkëpunimin në fusha te rëndësishme, si siguria, drejtësia, ekonomia dhe kultura.

Nevoja e rritjes së bashkëpunimit është theksuar në takimin e zhvilluar pak minuta më parë në Romë, mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij italian, Xhentiloni.

Pas pritjes zyrtare dhe takimit dy palësh, dy kryeministrat pritet të mbajnë në këto momente një konferencë të përbashkët për shtyp.

Italia është një nga shtetet që e ka mbështetur në mënyrë të pakufizuar anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare e ka renditur atë si një ndër tre partnerët strategjik të Shqipërisë.

TV KLAN