Në linjë të njëjtë me VMRO-DPMNE-në është edhe kryeministri teknik Emil Dimitriev, sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet janë dalja nga kriza politike në vend.

Garancie vetme për ruajtjen e unitetit të Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe multietnike, vlerëson Dimitriev.

“Kështu siç dikush dëshiron që t’i vendos punët në Maqedoni duke përjashtuar shumicën e popullit maqedonas, shumicën e turqve, romëve, vllahëve dhe etnive të tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. Së dyti në periudhën pas zgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën diskutime të cilat thellë prekin në rendin Kushtetues të vendit, ndërsa nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak flitej për këtë. Vlerësoj se këto tema nuk janë privilegj i elitave politike aq sa ato konsiderohen si të afta që të ballafaqohen me këto procese dhe për tema të tilla faktori i vetëm i cili mund të thotë dhe të prononcohet është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me ato lokale”