Edhe nga Vlora, ku vijoi turin e dëgjesave me qytetarët, Kryeministri Edi Rama premtoi se në këtë mandat të dytë do t’u kthejë zyrave të shtetit dinjitetin e munguar, duke i vënë në shërbim të halleve të shqiptarëve.

Ajo që më së shumti shqetësonte edhe vlonjatët ishte sorollatja në zyrat e ALUIZNI -t, por jo gjithmonë Kryeministri u dha të drejtë banorëve.

Edhe pse në krah tij ndodhej kryebashkiaku i Vlorës, kjo se pengoi që edhe atij t’i njihte një pjesë të problematikës në zyrat e pushtetit lokal.

Luftën tha se nuk e ka me opozitën, por ironinë nuk e kurseu për dy nga aleatët e Partisë Demokratike.

Ndërhyrjet e shpeshta të qytetarëve gjatë fjalës së tij nuk kaluan pa batutat e Kryeministrit.

Tv Klan