Kryeministrja britanike Theresa May akuzoi Moskën se po përpiqet të përçajnë perëndimin, duke përhapur informacione të rreme e ndërhyrë në procese zgjedhore.

Deklaratat i bëri gjatë një banketi në Londër, në një fjalim të fokusuar tek politika e jashtme. Mej përmendi raste kur Rusia e ka përdorur informacionin si armë për të ndikuar në punët e brendshme të shteteve europiane. Ndërsa dha edhe një mesazh për presidentin rus Vladimir Putin.

Theresa May: “

Ne e dimë se çfarë po bën, por nuk do t’ia dalësMoskesh mbanë. Sepse ti nënvlerëson aftësinë ripërtëritëse të demokracive tona, qëndrueshmërinë e shoqërive tona të hapura e të lira dhe aleancave që na lidhin”.

Ndërhyrja e Rusisë do të jetë një prej temave kryesore të diskutimeve edhe gjatë vizitës së sekretarit të jashtëm britanik Boris Xhonson në Moskë, në dhjetor. Me këtë vizitë, Theresa May synon t’i dërgojë Rusisë një mesazh të qartë se të tilla aktivitete destabilizuese të Moskës nuk do të tolerohen më. Dhjetorin e kaluar kur u zgjodh në krye të diplomacisë britanike, Xhonson kërkoi që ndaj Rusisë të ndiqet politika që ai e quajti “bashkëveprim por të kujdesshëm”, pas më shumë se një dekade marrëdhëniesh të tensionuara.

 Tv Klan