Kryeministra britanike do evokojë nenin 50 që çon në daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 29 mars dhe për këtë ajo ka informuar presidentin e BE, Donald Tusk. Mbretëria e Bashkuar do të përgatitet tani për negociata të gjata ligjore e politike që ende nuk janë krejtësisht të qarta.

Sapo artikulli të evokohet, do pritet një përgjigje nga BE gjatë 48 orëve të ardhshme.

“Qershorin e kaluar populli britanik mori vendimin historik për të lënë BE. Të mërkurën e ardhshme qeveria britanike do ta vërë në jetë këtë vendim dhe do nisë formalisht procesin në bazë të nenit 50. Duam një marrëveshje që të jetë funksionale për të gjitha kombet dhe rajonet e Mbretërisë së Bashkuar, si edhe për vendet e BE”, tha David Davis, sekretari britanik për Brexit.

Ndërsa presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se do t’u paraqesë 27 anetarëve të tjerë të BE, draftin e piketave të negociatës për Brexit brenda 48 orëve./tvklan.al