Kryemnistri Rama shpërndan legalizimet në Kukës

Nga Kukësi ku mori pjesë në shpërndarjen e 200 lejeve të legalizimit, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen se përse ndryshe nga ndonjë kryetar qeverie në botë, ua jep ato vetë qyetarëve. Në emër të qeverisë, ai premtoi se do të vijojë investimet në këtë qytet, duke përmendur projektin e Unazës së qytetit.

“E kam dëgjuar kritikën se pse i bëjmë këto tubime, ku disa thonë pse kryeministri shpërndan legalizime. Ku ka në Europë kryeministër që shpërndan leje legalizimi. Si fillim në Evropë nuk ka ndërtime pa leje. Të gjitha ato investime kolosale që janë bërë në Shqipëri pa leje, janë investime të vdekura nëse janë pa leje. Të gjitha këto janë nga kursimet e emigracionit, por dhe nga kursimet e familjeve këtu. Është një kapital kur në momentin kur shtëpia legalizohet, kthehet në një kapital i gjallë.”

Banorëve të Kukësit u premtoi se qeveria mbetet e angazhuar për të vijuar investimet në këtë zonë, ku ndër më të rëndësishmet përmendi projektin e Unazës së qytetit./tvklan.al


Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*