Efektivët e Komisariati Nr 3, kanë arrestuar një person, pasi akuzohet për disa vjedhje. Sipas burimeve të policisë në pranga ka rënë Preng Luka, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se 22-vjeçari në datë 14.01.2017, rreth orës 21:55, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kryer vjedhjen me dhunë të një kjoske, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 24.000 lekë të reja.

Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur në fillim të vitit në rrugën “Egnatia”, ku në bashkëpunim me një person tjetër  i ka marrë me forcë një personi me inicialet M.D., telefonin e markës “Samsung” dhe orën e dorës të markës “Pateke-Filip”./tvklan.al