Pas deklaratës së Lulzim Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm, ka reaguar Kryeministri Edi Rama duke thënë se askush nuk beson se SHBA dhe BE duan të mbyllin dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën.

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”,

shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Gjatë një konference me gazetarët, Lulzim Basha tha se deklaratat e ambasadorit amerikan për zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë janë thikë pas shpine. Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon të zgjedhë kryeprokurorin e përkohshëm me votim të thjeshtë për të mbyllur dosjet hetimore të zyrtarëve të qeverisë.

/tvklan.al