Pas publikimit të listës me emra nga Kryeministri Edi Rama, sipas komenteve e denoncimeve të qytetarëve për eksperiencat negative me administratën, ka ardhur një reagim konkret nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmuan për ABC News mbrëmjen e të mërkurës, se Prokurori i Përgjithshëm, ka lëvizur nga pozicioni drejtues, prokurorin e rrethit të Korçës, Kol Hysenaj dhe Prokurorin e rrethit të Laçit, Hysni Vata.

Të dy prokurorët gjendeshin në listën e publikuar pasditen e të mërkurës nga Kryeministri Edi Rama

./ABC News