Zhvillimet e fundit, dosja Habilaj dhe kapja e një sasie rekord kanabisi që i përkiste këtij grupi, ka dërguar në Vlorë kryeprokurorin Adriatik Llalla. Takimi me drejtuesit e prokurorisë së qytetit bregdetar është zhvilluar më dyer të mbyllura dhe ka qenë i shkurtër, ashtu si reagimi i numrit një të akuzës.

Llalla sqaroi se ishte ne Vlorë për shkak të situatës së krijuar atje. I pyetur per arrestime te mundshme të zyrtarëve apo ish-zyrtarë të policisë si të implikuar në kultivimin dhe trafikun e drogës, kryeprokurori nuk dha asnjë koment.

Sot ndodhem në Prokurorinë e Vlorës për shkak të situatës shqetësuese të krijuar. Prokuroria prej disa muajsh kishte nën hetim rastin konkret së bashku me partnerët ndërkombëtarë dhe u finalizua me rezultate konkrete. Besoj se ditët në vijim do kemi të dhëna më korrekte, më të sakta lidhur me zhvillimet”.

Ndërsa në takimin që pati në prokurorinë Lushnjes Llalla kërkoi zbardhjen në vrasjes së dyfishtë disa ditë më parë. Prioritet për punën e prokurorisë është edhe ngjarja e Elbasanit.

Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda sqarojnë për Tv Klan se në verifikim janë një numër i madh zyrtarësh policie si të lidhur me grupin e Habilajve. Disa prej tyre kanë patur komunikime direkt me Moisi dhe Florian Habilaj, biseda të cilat janë përgjuara dhe ndodhen në dosjen hetimore.  

Tv Klan