Kryesia e PS thërret Kongresin Elektoral

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh mëngjesin e sotëm dhe vendosi që të thirret për në fund të muajit prill një kongres elektoral. Burime nga mbledhja e Kryesisë socialiste, bënë të ditur se ky kongres pritet të miratojë programin elektoral me të cilin do të garojë PS në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe listën e kandidatëve për deputetë, që do të përbëjnë ekipin e drejtuar nga Edi Rama.

Pritet që para mbledhjes së Kongresit, të zhvillohet edhe një mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, e cila do të miratojë edhe zyrtarisht rendit e ditës së punimeve të Kongresit. Zhvillimi i këtij kongresi nga PS në fund të prillit do të shënojë edhe nisjen me ritëm të plotë të fushatës elektorale nga socialistët./ABCNews

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura