Fatbardh-PlakuPas sulmeve me antitank në vilën e tij dhe tentativës së vrasjes së dy djemëve, ndaj kryetarit të Komunës Farkë vjen kallëzimi penal për fallsifikim dokumentash. Një prej banorëve të komunës ka paditur në polici kryetarin dhe përgjegjësin e zyrës së Kadastrës se Komunës nën akuzën se nuk i kanë regjistruar qëllimisht përvetësimin e 10 mijë metra katrorë tokë, pranë qendrës tregtare TEG, në periferinë jug – lindore të Tiranës. Policia zyrtarisht deklaron se dosjen e ka referuar në Prokurori dhe se kjo e fundit ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj kryetarit Plaku, i cili bashkë me familjen është në ruajtje të Policisë së Shtetit.

TV KLAN