diabeti

Instituti i kërkimeve për diabetin në Universitetin e Miami paraqiti me sukses ndërhyrjen me transplant në zonën e prankreasit. Kjo ndërhyrje paraqet hapa përpara për zhvillimin e një mini organi që imiton pankreasin dhe që vendos prodhimin natyral të insulinës tek pacientët e Tipit 1 të diabetit.

Për të arritur në këtë sukses kërkuesit kanë bashkëpunuar me spitalin Niguarda dhe San Raffaele në Milano. Studimi përfshiu një numër te kufizuar pjesëmarrësish. Mbështjellja e aparaturës së perdorur rrjedh nga kombinimi i plazmës së një pacienti dhe bashkohet me një enzimë për përdorimin klinik. Kur këto substanca lidhen, krijojnë një xhel që prek gradualisht dhe mban të mbrojtur zonën rreth pankreasit.

Organizmi prodhon gradualisht xhel në zonat e paprekuara, ndërsa formohen enë të reja të gjakut që furnizojnë me oksigjen dhe ushqyes të tjerë të nevojshëm për mbijetesën e qelizave.

Në diabetin e Tipit 1, qelizat e insulinës prodhuese në pankreas janë shkatërruar nga sistemi imunitar, duke e detyruar pacientin që nivelet e sheqerit në gjak t’i ekuilibrojë përmes dozave të ndryshme të insulinës gjatë dites. Ky lloj transplanti, i pari në llojin e tij, kryehet drejt zonës së pankreasit dhe mëlçisë.

Tv Klan