Ksamil- Një person është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Atentati ndodhi rreth orës 23:50 në lagjen “Baxho”. Sipas burimeve të policisë Vangjel Çiko

është gjendur i vrarë brenda automjetit tip 

”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij.

Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar si një prej autoreëve të dushuar  për vrasjen e Aleksandër Bardhit,  më 24 shator të vitit 2016 në fshatin Shëndëlli.

Ngjarja

Aleksandër Bardhi është vëllai i ish – kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë, Petrit Bardhi. Ky i fundit, më datën 6 Shkurt 2016 u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës, që prej datës 28 Tetor të vitit 2015, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Aleksandër Bardhi,dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame.

Por disa muaj më pas më 12 dhjetor 2016, në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv. Edhe vrasja e Xhezairit dhe e Vangjel Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

 

Aleksandër Bardhi

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes disa gëzhoja si dhe mjetin ku u vra 50 vjeçari Çiko. Në lidhje me ngjarjen blutë kanë shoqëruar disa persona të cilët po pyeten nga policia ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi persona të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se  brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij,  është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi Vangjel Çiko  50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve  për zbulimin dhe  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit./tvklan.al