Treni serb, që ishtë nisur nga Beogradi me destinacionin e fundit Mitrovicën e veriut, po kthehet për në Beograd.

Kështu bën të ditur media serbe

Tanjug

, sipas së cilës, të gjithë pasagjerët që ndodheshin në këtë tren, i rikthyer në këtë linjë pas 18 vitesh do të kthehen aty ku ishin nisur.

Sipas

Tanjug

 vendimi për kthimin e tij është marrë nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Një tren i linjës Beograd – Mitrovicë, me shkrime nacionaliste si “Kosova është Serbi”, u drejtua këtë shtunë drejt Mitrovicës. Autoritetet kosovare u vunë menjëherë në alarm. Presidenti Hashim Thaçi urdhëroi Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të ndalojnë mjetin të hyjë në territorin e Kosovës.

Nga ana e tij, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se kishte marrë vendimin që ta ndalte trenin me qëllim të “shmangies së konfliktit”.Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të “mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se treni serb nuk do të futet në Kosovë dhe se kthimi i tij prapa është veprimi i duhur. Mustafa e cilësoi këtë situatë si të panevojshme dhe një lojë të pandershme të Serbisë

//tvklan.al