Bunk-Art

Vetëm pas 24 vitesh nga rrëzimi i regjimit komunist, ky pallat i gjithë nëntokë, i ndërtuar pranë repartit ushtarak të Shish Tufinës, në formën e një bunkeri për tu strehuar Byroja Politike, në rast të ndonjë sulmi bërthamor, është hapur për t’u bërë një objekt i vizitueshëm nga kushdo që do të mësojë përmes tij më shumë për 45- vitet e izolimit total të vendit.

Një ndërtim gjigand, 5 kate nëntokë, i ndërtuar nga Enver Hoxha në vitin 1978.

Gjithsej 106 dhoma nën tokë, apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej Shtabi i Përgjithshëm madje dhe një sallë ku mund të mblidhej Kuvendi Popullor në rast sulmi.

Hapja e objektit i njohur si “Objektit 0774”, krejtësisht i blinduar, për publikun është bërë me një ceremoni qeveritare të quajtur “Bunk- Art”, ku merrnin pjesë përveç kabinetit qeveritar dhe ambasadorë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit.

Vetë Kryeministri Rama e ka cilësuar hapjen e tij si një mundësi e mirë për tu shkëputur nga e kaluara që po mban peng sipas tij, të ardhmen e vendit.

Dhe për këtë situatë Kryeministrit thotë se ka pasut një skenar të qartë politik.

Ndaj kreu i qeverisë përveç se lajmëron hapjen e një tjetër objekti simbol të komunizimit në kryeqytet, i njohur si “Shtëpia e gjetheve” kërkon dhe hapjen e dosjeve të komunizmit, për mbajtjen peng të të cilave, tregon sërish me gisht kundërshtarët.

Për Ramën, hapja e këtij objekti mund të jetë dobiprurëse jo vetëm për të rregulluar raportet e të shkuarës me të ardhmen, por dhe për artistët, pse jo dhe për ta kthyer në një atraksion turistik.

Fjala e Kryeministrit që erdhi pas një vizite në ambjetet e bunkerit pallat, u mbajt në atë që ishte konceptuar si Salla e Kuvendit e në këtë pikë ai nuk kurseu batutat për kundërshtarët e tij në opozitë.

Tv Klan