Tre vjet më parë në një video u shfaq udhëheqësi i grupit terrorist të quajtur “Shteti Islamik”, Ebu Bakr al-Baghdadi duke predikuar për besnikëri në Xhaminë e Madhe të al-Nurit në Mosul. Qyteti iraken në atë kohë ishte nën drejtimin e terroristëve të ISIS, të cilët shpallën “Kalifatin”.

SHBA ka vendosur 25 milionë Dollarë shpërblim për “kokën” e Al-Baghdadi, por vendndodhja e tij është mister.

Kohët e fundit, raporte të pakonfirmuara thonë se udhëheqësi i ISIS është vrarë. Rusia thotë se me shumë mundësi ai ka vdekur gjatë një sulmi të saj ajror më 28 maj në Raqqa. Edhe një zyrtar iranian e pohoi këtë gjë javën e kaluar. SHBA është duke hetuar rreth këtyre pretendimeve.

Një javë pas raportit të lëshuar nga Rusia, një video është publikuar nga Raqqa, ku duken anëtarët e ISIS që thonë“sheiku ynë” pa përmendur al-Baghdadin me emër, duke ngritur pikëpyetje rreth fatit të tij, shkruan BBC.

“Kryeqyteti i tretë”

ISIS vazhdon të ketë kontroll në Mosul dhe është në presion të madh në Raqqa, dy kryeqytetet e saj de facto në Irak dhe Siri. Lideri i Shtetit Islamik, Al-Baghdadi mund të jetë i fshehur në atë që mund të quhet “kryeqyteti i tretë” i ISIS, në zonat e kontrolluara nga terroristët në dy anët e kufijve sirianë dhe irakenë. ISIS e quan këtë zonë “Provinca e Eufratit”, që përfshin qytetin iraken al-Qaim dhe qytetin sirian Albu Kamal.

Vendet  e shkreta

 Asnjë fushatë nuk ka nisur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe forcat qeveritare siriane për të çliruar vendet e largëta. Hisham al-Hashimi, këshilltar i qeverisë irakene sugjeron se Wilayat al-Furat është vendi ku al-Baghdadi mund të jetë i fshehur.

Më i kërkuari

Al-Baghdadi, ndryshe nga udhëheqësit e tjerë të xhihadistëve, ka tendencën të flasë ose të shfaqet kur ka nevojë ekstreme për të, siç ishte shpallja e Kalifatit. Një numër shumë i vogël e dinë vendndodhjen e al-Baghdadid. Kjo e bën të vështirë për SHBA që të bjerë në gjurmët e njeriut më të kërkuar në botë.

/tvklan.al