Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli ka evidentuar si të gabuar në lojën e Kombëtares përballë Spanjës, fazën e daljes nga mbrojtja.

Sipas tij ish-kampionët e Botës dhe Evropës nuk lënë shumë hapësira për pasime. Por nga ana tjetër Agustin Kola e justifikon lojën e përfaqësueses

Rraklli dhe Kola bien dakord se Shqipëria vuajti edhe nga mungesat, më kryesorja ajo e Armando Sadikut.

Të dedikuar të dy trajnerët të ekipeve, Kola dhe Rraklli dalin në mbrojtje të De Biasit për zgjedhjen e tij për ta mbajtur në mbrojtje ekipin. Ata mendojnë se Spanja e kishte vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Shqipërinë./ TV KLAN