Atletico Madrid dhe Manchester City shkojnë në çerekfinalet e Champions League. Dy ndeshje kthimi pa gola që kaluan më tej pretendentët kryesorë. Atletico mbërrin në këtë fazë për tretin vit radhazi. Sfida e zhvilluar në “Vicente Calderon” me të njëjtin rezultat si në takimin e parë me PSV, 0 – 0.

Loja e barabartë dhe taktikisht perfekte pati për protagonistë portierët që mbajtën edhe në pjesët shtesë portat e paprekura. Te penalltitë vendos gabimi i Narsingh dhe rezultati përfundimtar ishte 8 – 7. Manchester City kaloi pa shumë probleme në çerekfinalet e Champions duke hedhur në hap historik.

Pas fitores 3 – 1 në sfidën e parë me Dinamo Kiev skuadrës së Pellegrini i mjaftoi barazimi 0 – 0 që të kualifikohet. Sot do të vendosen edhe çerekfinalistët e fundit nga përballjet Bayren Munchen – Juventus dhe Barcelona – Arsenal.

Tv Klan