Bayern siguroi kalimin në 1/8 e Champions League. Bavarezët fituan 2-1 në fushën e Anderlecht me golat e Levandovky dhe Toliso. Ndërsa PSG ishte e papërmbajtshme ndaj Celtic. Skocezët shënuan që në fillim të takimit, por goli i tyre duket se inatosi yjet e ekipit francez. Në pjesën e parë Neymar shënoi dy gola, Cavani dhe Mbape shtuan edhe dy të tjerë, duke e mbyllur 45-minutëshin 4-1. Në pjesën e dytë Verratti, Cavani dhe Dani Alves, e tepruan duke e çuar rezultatin në 7-1. 

Në Allianz Stadium të Torinos, mes Juventusit dhe Barcelonës përfundoi 0-0. Barça është e pashqetësuar ndërsa Juventus shtyn kualifikimin për ndeshjen e fundit ndaj Olympiacos, Sportingu i Lisbonës mposhti 3-1 grekët.

Edhe Chelsea e preu biletën pasi mundi 4-0 Qarabagun e Ansi Agollit që luajti 90 minuta të plota. Blutë e Londrës e patën gjithçka të thjeshtë përballë vendasve me 10 vetë.

Atletiko Madrid ka ende shpresë pasi fitoi në fushën e vet, mundi 2-0 Romën. Një gol i jashtëzakonshëm i Griezmann dhe një goditje të saktë të Gameiros. Roma pritet ta ketë të lehtë kualifikimin pasi në ndeshjen e fundit do të presë në Olimpico Qarabagun

Manchester United nuk arriti dot fitoren e pestë radhazi në grup pasi humbi 1-0 në transfertë me Bazelin, për të luajtur ende ndeshjen e fundit dhe shpresën për tu kualifikuar.

Tv Klan