messiChelsea dhe Shakhtar Donetsk janë ekipet që kanë siguruar kalimin në turin tjetër të UEFA Champions League, ndërsa Lionel Messi ka thyer rekordin e Raul Gonzales Blanco për më shumë gola të shënuar.

Sulmuesi i Barcelona ka qenë autor i 3 prej golave në fitoren 4 – 0 të Barcelona ndaj APOEL në Nikosi. Messi tashmë është në kuotën e 74 golave në Champions.

Fitore edhe për Paris Saint Germain që ka mbajtur kreun e Grupit F. Ekipi i Blanc ka mundur Ajax me rezultatin 3 – 1. Chelsea ka të sigurtë edhe vendin e parë në Grupin G pas triumfit të thellë 5 – 0 me Schalke në Gelshenkirshen. Ekipi anglez ka arritur fitoren një tjetër fitore të thellë pas suksesit 6 – 0 me Maribor në javën e tretë të Champions.

Sporting është më pranë kualifikimit pas fitores 3 – 1 me Maribor. Pjesa e dytë e kësaj sfide ka nisur me rreth 45 minuta vonesë për shkak të një difekti në sistemin e ndriçimit të stadiumit të “Jose Alvalade” të Lisbonës. Në Grupin E është ende e hapur çështja e kualifikimit për vendin e dytë. Roma ka barazuar 1 – 1 me CSKA në Moskë. Manchester City ka mundur Bayern Munchen me rezultatin 3 – 2.

Bavarezët kanë zhvilluar shumë minuta me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Benatia. Gjithçka do të vendoset vetëm në javën e fundit për ekipin që do t’i bashkohet Bayern në fazën e ardhshme. Roma, CSKA dhe Manchester City janë në të njëtën kuotë pikësh nga 5.

Shakhtar Donetsk e ka siguruar kualifikimin edhe pse është mundur 1 – 0 nga Athletic Bilbao, pasi disfata 3 – 0 e BATE Borisov me Porto e ka ndihmuar ekipin ukrainas të vijojë garën në UEFA Champions League.

Tv Klan