Suksesin e klubeve shqiptare në Europa League po e mban vetëm Skënderbeu. Korçarët fituan minimalisht ndaj modestëve të St Julia të Andorras ,por me njohjen e kundërshtarit në fushën e lojës kanë bindjen se kualifikimi nuk do të jetë i vështirë. Në stadiumin Skënderbeu, skuadra e Ilir Dajës ishte edhe e pafat. Liridon Latifi humbi edhe një 11-metërsh para se të shënonte golin e fitores.

 Në kryeqytet, Partizani humbi rëndë, 3-1 ndaj Botev Plovdiv. Të kuqtë shënuan shpejt që në minutën e 5 me Sukaj më pas u tërhoqën për të administruar rezultatin. Lëvizje e gabuar, pasi e gjithë fusha i mbeti bullgarëve të cilët realizuar 3 herë. Duket se tashmë kualifikimi është i pamundur.

 Humbja solli edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit Genc Tomorri.

Tirana me 2 javë stërvitje me trajnerin e ri, brazilianin Ze Maria nuk mundi t’i bëjë ballë Makabit të Tel Avivit. Bardheblutë pësuan dy herë në fushë izraelite. Në ndeshjen e kthimit shpresojnë të jenë më të aftë edhe për faktin se pritet të kenë mbështetjen e tifozerisë.

Tv Klan