Është mbyllur sot (15 Maj) në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një njoftim të shkurtër ministria jonë e Europës dhe Punëve të Jashtme tha se takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Grupi i negociatorëve shqiptarë drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.

Kufiri detar është një prej çështjeve më të ndjeshme në bisedimet mes dy palëve. Pak ditë më parë ministrat e jashtëm firmosën marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve./tvklan.al