Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e para, brenda klubit ku ndodhi sulmi terrorist në Stamboll të Turqisë.

Foto janë bërë vetëm disa minuta pas sulmit, ende pa ardhur policia. Në foto duken organe të shpërndara në dysheme, apo dhe njerëz të vdekur sipër njëri-tjetrit.

1

Grupi militant, Shteti Islamik, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e natës së Vitit të Ri, që la pas vetes 39 të vrarë. Në një deklaratë grupi ha se “një ushtar i kalifatit” e ka kryer sulmin.

2

Sulmi filloi në orët e hershme të së dielës kur një person i armatosur qëlloi dhe vrau një oficer policie dhe një civil jashtë klubit Reina para se të hynte brenda.

3

Mbi 600 veta ishin në klub në atë kohë dhe disa prej tyre u hodhën në ujërat e ngushticës së Bosforit për t’u shpëtuar plumbave./ tvklan.al