Policia e Elbasanit ka publikuar listën e sendeve të domosdoshme dhe atyre që nuk lejohen në ndeshjen e nesërme miqësore Shqipëri-Bosnjë Herzegovinë.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, të  gjithë  sportdashësit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet duhet të  jenë   të  pajisur me biletë dhe  me  kartë  identiteti.

Ndërkohë, tifozët nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe (të  çfarëdolloji), fishekzjarre, monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji) si dhe çelësa  të  ndryshëm.

Policia paralajmëron se në të kundërt nuk do të lejohen   të  futen  në stadium.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth  Stadiumit,  nga  ora   15:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes    do   të  jenë  të  mbyllura.

Duke nisur nga ora  16:00 e ditës së martë nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit .

Hyrja e sportëdashësve në Stadiumin  “Elbasan  Arena” do të  fillojë  në   orën  16:00 ndërsa ndeshja nis në orën 18:00.

Në total 280  punonjës  policie do të angazhohen në ndeshje./tvklan.al