Nëse jeni një përdorues i iPhone, atëherë duhet të kontrolloni karikuesin e celularit tuaj. Një studim ka zbuluar se 98% e karikuesve fals të iPhone janë shkaktarë të masave elektrike apo të zjarreve në shtëpi.

Studiuesit u bëjnë thirrje përdoruesve që të bëjnë kujdes dhe të mos përdorin karikuesit fals të iPhone për shkak të rrezikshmërisë së tyre. Hulumtuesit blenë disa karikues dhe zhvilluan testime.

Rezultatet e tyre treguan dukshëm se karikuesit jo origjinalë të iPhone kanë potencial për të shkaktuar goditje elektrike vdekjeprurëse. Gjatë testimeve duke shkarkuar rrymë elektrike, më shumë se gjysma e tyre dështuan. Ekzaminimi i pjesëve të brendshme tregoi se komponentët janë të një cilësie të ulët dhe nuk kanë aspak elemente sigurie.

Këta karikues fals shiten kudo në dyqane apo në internet. Për këto arsye, përdoruesit e iPhone duhet të bëjnë kujdes kur blejnë karikues të tillë.

/tvklan.al