Sipas një studimi të ri, njerëzit duhet të flenë të paktën 8-9 orë gjatë natës. Rezultatet kanë arritur në përfundimin se kush fle më shumë se 9 orë gjumë ka më shumë gjasa të përjetojë makthe, haluçinacione dhe paranoja.

Megjithatë, kohëzgjatja e pagjumësisë nuk lidhet me makthet që mund të keni, sipas studimit.

Ndryshe nga studimet e mëparshme, ky hulumtim nuk gjeti aspak lidhje midis përdorimit të alkoolit dhe ëndrrave të pakëndshme.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit analizuan 846 në lidhje me ankthet që kanë pasur gjatë dy javëve të fundit. Ata u pyetën gjithashtu se sa shqetësim u shkakton gjendja e ankthit, orët e gjumit që bëjnë, paranojat që kanë, haluçinacionet dhe përdorimi i alkoolit.

Rezultatet treguan se të flesh më shumë se 9 orë gjumë ju shkakton makth dhe ëndrra të këqija.

/tvklan.al