Shumë turistë që vizitojnë vendet afrikane dhe aziatike kthehen nga andej me tatuazhe të përkohshme me këna.

Ky ishte edhe qëllimi i britanikut Martin Gulliver, i cili sëbashku me familjen ishte me pushime në Egjipt. Ai vendosi t’i linte një kujtim të bukur së bijës 7-vjeçare dhe në hollin e hotelit lejoi t’i bëhej një tatuazh i përkohshëm me këna.

Por përbërja kimike e kënasë së përdorur për tatuazhin e përkohshëm shkaktoi reaksion dhe djegie kimike në lëkurën e vogëlushes Madison.

7-vjeçares iu fry dhe iu infektua lëkura duke e detyruar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të specializuar në repartin e djegieve.

Një lëndë kimike e quajtur para-phenylenediamine, ose PPD, e cila i shtohet kënasë për ta bërë më të zezë, raportohet të ketë qenë shkaku i reaksionit në lëkurën e vajzës.

“Ajo ka kaq shumë dhimbje. Stafi i hotelit pretendon se nuk është kënaja por lëkura e vajzës sime shkak për këtë që ndodhi. Pjesërisht është faji im. Duhej ta kisha ditur këtë rrezik. Por, nga ana tjetër është edhe faji i sallonit që ka përdorur një kimikat në tillë të rrezikshëm tek fëmijët.”

Hoteli në Hurghada kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe theksoi se e kishte hequr tashmë shërbimin e tatuazheve me këna.

“The Mirror” ndërgjegjëson prindërit turistë që të informohen mirë lidhur me përbërjen e kimikateve dhe ndjeshmërinë e lëkurës së fëmijëve të tyre para se të vendosin t’iu lënë kujtime të tilla. /tvklan.al