Një vajzë emri i të cilës nuk është bërë i ditur, pësoi djegie në fytyrë, qafë dhe duar pasi i shpërthyen kufjet gjatë kohës që ishte në avion duke shkuar nga Pekini për në Melbourne.

“Kur po bëhesha të ktheja kokën përjetova djegie në fytyrë. Kufjet më zbritën deri në qafë dhe vazhdova të ndieja djegie kështu që i kapa dhe i hodha në tokë. I vura këmbën sipër për të pushuar zjarrin por stjuardesat ishin aty tashmë me një kovë me ujë për të shuar flakët”, tha vajza për Zyrën Australiane të Sigurisë së Udhëtimit (ATSB).

Përgjatë gjithë udhëtimit, pasagjerët  mund të nuhasnin erën e djegur të plastikës dhe flokëve të djegur./tvklan.al