Nëse keni një punë që ka shumë stres, nuk është vetëm presioni juaj i gjakut që është në rrezik. Përpjekjet tuaja për ta bërë të lumtur shefin mund ta kënaqin atë, mirëpo juve ju rrezikojnë që të bëheni me kancer, thotë një studim i ri.

Nëse keni pasur një punë me shumë stres për 15 vjet, jeni të rrezikuar për pesë forma të kësaj sëmundjeje, paralajmërojnë shkencëtarët.

Pasiguria në punë, orët e gjata të punës dhe presioni, mund të konsiderohet edhe një brengë e shëndetit publik, argumentojnë ekspertët.

Problemet financiare dhe puna me palë, po ashtu janë radhitur si disa nga faktorët që mund të shkaktojnë kancer tek të rriturit./

klankosova