xhinset

Të gjithë ata që pelqejnë xhinset e ngushta, mjekët i këshillojnë të bëhet kujdes;janë të dëmshme për muskujt dhe nervat. Në revistën “Xhërnëll of Njuroloxhi….” shkruhet për rastin e një 35 vjecareje nga Australia, e cila u detyrua të presë më gërsherë xhinset e saj, pas fryrjes së pulpave.

Ajo kishte kaluar orë të tëra duke boshatisur dollapët duke u përgatitur për të ndërruar shtëpi.

Në mbrëmje këmbët ishin fryrë shumë, sa e pati të vështirë të ecte. Sipas mjekëve, ajo vuante nga “sindroma e kompartmentit” , e shpjeguar me thjeshtë, rritje e presionit tek këmbët ose krahët. Ajo është një gjendje serioze, që shkaktohet nga gjakderdhja dhe fryrja e disa muskujve.

Në rastin e 35 vjecares, kjo kishte ndodhur tek pulpat.  Ajo u rrëzua, pa mundur të ngrihej në këmbë dhe kaloi disa orë e shtrirë në tokë. Pas një ekzaminimi ne Spitalin Mbretëror të Adelaides, ne Australi u vu re fryrja e skajshme e këmbëve.

Mëgjithëse këmbët e saj ishin të ngrohta dhe furnizoheshin mjaftueshëm me gjak, muskujt ishin të dobët dhe ajo kishte humbur ndjeshmërinë.  Pas marrjes së serumit dhe qëndrimit prej katër ditësh në spital, ajo mundi të ecte vetë, pa ndihmën e askujt.

Tv Klan