dentistet90% e fëmijëve në moshë shkollore dhe afërsisht 100% e të rriturve kanë probleme me shëndetin e gojës.

Të dhënat globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se 60 deri 90% e fëmijëve të moshës shkollore vuajnë nga kariesi dentar, një infeksion i cili shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.

Konsumi i lartë i sheqerit sipas specialistëve është një ndër arsyet që çon në prishjen e dhëmbëve. 16 deri 40% e fëmijëve të moshës 6 deri 12 vjeç janë të prekur nga traumat dentare për shkak të terreneve sportive, shkollave të pasigurta apo aksidenteve rrugore.

Sipas stomatologëve, disa nga faktorët e tjerë  që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë mungesa e kujdesit, konsumi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj.

Raporti i OBSH-së thotë se rreth 30% e njerëzve midis moshës 65 – 74 vjeç nuk kanë dhëmbë natyralë në gojën e tyre.

Për të patur një gojë sa më të shëndetshme mjekët rekomandojnë larjen e vazhdueshme të dhëmbëve, ndërrimin e furçës çdo 6 muaj dhe konsultat me stomatologun.

Tv Klan