Eksperiencat në jetë mund të trashëgohen tek fëmijët dhe nipërit, të paktën kështu pretendojnë shkencëtarët.

Sipas tyre, eksperiencat e jetës, që nuk kodohen drejtpërdrejt në ADN –në e njeriut, në fakt mund të kalohen tek fëmijët. Studime kanë treguar se të mbijetuarit nga ngjarje traumatike, mund të ketë kenë efekte tek gjeneratat e ardhshme.

Pyetja që sigurisht shtrohet është se si mund të kalohen tek brezi tjetër këto “kujtimet”?

Kjo është pikërisht pyetja që po përpiqeshin t’i jepnin përgjigje shkencëtarët e Universitetit të Tel Aviv (TAU), kur zbuluan një mekanizëm që bën të mundur transferimin e influencave mjedisore.

Ata e realizuan punën e tyre tek krimbat, ku dalluan pjesëza të vogla të trashëguara të ARN – së (Acidi Ribonukleik) përgjegjëse për kopjimin e informatave gjenetike nga bërthama e ADN – së, që lidheshin me urinë dhe infeksione virale të prindërve të tyre.

Këto ARN, i ndihmuan krimat që të ishin të përgatitur për një periudhë të ngjashme në të ardhmen.

Shkencëtarët thonë se arritën të identifikonin gjithashtu një mekanizëm që e aplifikon këtë ARN të trashëguar nëpër gjenerata, duke e bërë gjithnjë më të fuqishme.

Pavarësisht se studimi u realizua tek krimbat, ekspertët besojnë se janë në rrugë të mirë për të kuptuar mekanizmin e trashëgimit të informacioneve gjenetike, për ta studiuar më pas këtë tek njerëzit. /tvklan.al