Eurodeputeti Eduard Kukan ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, vende të cilat duket se janë rikthyer në rrugën e duhur pas krizave politike të muajve të fundit.  

“I lumtur që Maqedonia dhe Shqipëria ecin para në zgjidhjen e krizave të tyre politike. Ka qenë një jave me lajme të mira. Tani është vendimtare që të mos humbet vrulli. Shqipëria drejt zgjedhjeve, Maqedonia po formon qeverinë. Të dyja tok esenciale për rikthimin në rrugën e integrimit Europian”, shkroi Kukan në Twitter.

Marrëveshja Rama-Basha i dha fund krizës politike në Shqipëri duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, ndërsa në Maqedoni Presidenti Ivanov ka mandatar Zoran Zaevin për krijimin e qeverisë së re./tvklan.al