Nuk pranon rezultat tjetër veç fitores. Traineri i Kukësit Ernest Gjoka është i bindur në suksesin e skuadrës së tij.

Ernest Gjoka :

Është takim i bërë për të fituar. Duhet përgatitur mirë psikologjikisht taktikisht dhe teknikisht. Fusha e Kukësit është e pathyeshme.

Duket e njëjta atmosferë pozitive edhe tek Partizani. Mbrojtësi Ylber Ramadani përcakton edhe shënuesit e ndeshjes. 

Ylber Ramadani “

Unë mendoj se për Partizanin do të shënojnë Ekuban dhe Trashi, ndërsa Kukësi do të mendoj se do të pësojë humbjen e parë. Në çdo ndeshje ne synojmë maksimumin e natyrisht edhe ndaj Kukësit do të luajmë vetëm për fitore, por rezultatin përfundimtar vetëm Zoti e di”.

Ndeshja e së dielës është më e rëndësishmja, jo vetëm për Kukësin dhe Partizanin, por edhe për Skënderbeun që është në garë për titullin e 7 radhazi. Korçarët do të vizitojnë Vllazninë në Shkodër në një ndeshje që nuk pritet të jetë e lehtë për kampionët.

Tv Klan