Kukësi u eliminua nga kupat e Europës edhe pse fitoi takimin e kthimit me Sheriff Tiraspol me rezultatin 2 – 1. Skuadra moladave u kualifikua me golin në fushën e kundërshtare, pasi takimin e parë e kishte mundur 1 – 0 Kukësin.

Ekipi kampion i Shqipërisë dominoi lojën, por edhe gaboi para porte në përballjen që e ndoqi edhe trajneri i sapoemëruar i Kombëtares, Christian Panucci. Kukësi e nisi vrrullshëm duke rrezikuar disa herë portën e Sheriff Tiraspol. Emini realizoi në minutën e 35’ pas një kombinimi me Pejiç.

Pak para pushimit kroati shënoi, duke treguar dëshirën e Kukësit se kërkonte kalimin e turit. Moldavët me nisjen e pjesës së dytë u shfaqën më kërkues edhe pse lojtarët e ekipit vendas krijuan rastet e tyre. Bayala shkurtoi diferencën në minutën e 56’, një gol i rëndësishëm. Kukësi prej minutës së 77’ pati edhe epërsinë e futbollistëve në fushë, pasi De Nooijer mori të verdhin e dytë.

Shtylla dhe Pejiç që goditi keq një 11-metërsh i mohuan Kukësit turin e tretë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë e ndalën debutimin e Champions vetëm në turin e dytë.

Tv Klan