Finalja e fundit e Kupës së Shqipërisë do të përsëritet edhe këtë vit.

Kukësi me Laçin do të përballen më 22 Maj, për trofeun e dytë për nga rëndësia dhe që të kualifikon në eliminatoret e Europa League.

Kukësi la jashtë garës Flamurtarin, ndërsa Laçi, ekipin e Skënderbeut. Skuadra e Klodian Duros fitoi edhe ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat si në Vlorë, 2 – 0.

Shënuesit ishin Emini dhe Flores.

Laçi shkoi më tej edhe pse u mund me rezultatin 2 – 1 në Korçë.

Realizimet e Prognit dhe Plakut nuk patën vlerë, pasi goli i Cetkovic bëri që kurbinasit të përfitonin nga rregulli i golit në fushë kundërshtare.

Fitorja 1 – 0 e Laçit në takimin e parë ndikoi në kualifikim.

Skënderbeut i mungonin disa titullarë, përfshi golashënuesin Salihi.

Kukësi ka mundësinë e revanshit me Laçin, që vitin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë dhe të marrë trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e tij.

Endrit Sauku/Tv Klan